Libanezi e kërcënon me thikë marokenin dhe i merr një iPhone 5, arrestohet nga policia

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 10:45
 Libanezi e kërcënon me thikë marokenin dhe i merr një iPhone 5, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas libanez pasi që i njëjti nën kërcënimin e thikës i ka grabitur një shtetasi maroken një iPhone 5 dhe disa gjëra të tjera.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë 01.04.2021 – 12:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Libanit pasi që i njëjti nën kërcënimin e thikës ka grabitur nga viktima mashkull shtetas i Marokut 1 iphon 5 dhe disa gjëra tjera. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)