Reagon Glauk Konjufca tregon se pse u vaksinua Albin Kurti dhe pse nuk e mori vetë vaksinën

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 11:33
 Reagon Glauk Konjufca tregon se pse u vaksinua Albin Kurti dhe pse nuk e mori vetë vaksinën

Glauk Konjufca i ka reaguar deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu i cili e pyeti atë se pse nuk e ka marrë vaksinën në cilësinë e u.d së presidentit njëjtë sikur kryeministri Kurti.

Konjufca tha se ka antitrupa pasi ka kaluar COVID-in dhe do ta harxhonte një vaksinë.

“Kryeministri e ka marrë vaksinën për të inkurajuar qytetarët që ta marrin atë. Një vaksinë ka qenë e mjaftueshme, për të mos e harxhuar vaksina, ka mjaftuar ta marr vetëm kryeministri dhe besoj që kjo ka qenë mesazhi i duhur politik. Unë kam antitrupa pasi e kam kaluar COVID-in dhe do ta harxhoja një vaksinë”, u shpreh Konjufca.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, ka pyetur në seancën e Kuvendit, pse nuk u vaksinua edhe Glauk Konjufca si u.d i presidentit njëjtë sikur ai.

“Do të ishte çështje interesante që edhe Konjufca të vaksinohej, ky proces ka mangësi nga organizimi i Ministrisë, ka interes të madh të qytetarëve kurse ata që shkuan u kthyen me kërkesën që të aplikojnë online”, tha Haxhiu.

(Kosova Sot Online)