Kryeministri Kurti: E di që keni pritje të mëdha por s’mund t’i rregullojmë brenda 10 ditëve

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 11:52
Kryeministri Kurti: E di që keni pritje të mëdha por s’mund t’i rregullojmë brenda 10 ditëve

Kryeministri Albin Kurti ka folur në Kuvendin e Kosovës për çmimet e furnizimit me energji elektrike.

Kurti tha se problemet që janë i kanë rrënjët e vjetra.

“Shumë probleme që i kemi sot i kanë rrënjët e vjetra. Edhe problemi i energjisë elektrike e ka shkakun para 8 vjetëve tek privatizimi i distribucionit. Unë e di që keni pritje të mëdha prej neve, por jo gjithçka mund të rregullojmë brenda 10 ditëve.Të shitet distribucioni dhe furnizimi për 26 milionë euro është krim”, ka thënë Kurti.

Ai tutje tha se Ministrja e Ekonomisë në qeverinë e tij e ka të vështirë t’i kuptojë çfarë ka ndodhur në Kosovë pasi është doktorrante e fushës dhe nuk i gjen në libra.

“Ne nuk e kemi lënë ZRRE pa bord e kemi gjetur pa bord prandaj do ta rregullojmë dhe funksionalizojmë. Ministrja e Ekonomisë është doktorre e Ekonomisë dhe e ka të vështirë që të kuptojë çfarë ka ndodhur këtu, sepse nuk e gjen në librat e ekonomisë por në librat e kriminalistikës”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)