Ehat Miftaraj ‘thumbon’ Kurtin rreth Qeverisë pa ministra që akuzohen për korrupsion

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 12:07
Ehat Miftaraj ‘thumbon’ Kurtin rreth Qeverisë pa ministra që akuzohen për korrupsion

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thumbuar kryeministrin Albin Kurti për ministrat në Qeverinë e tij, e i cili ka premtuar që nuk do të ketë as deputet, ministra, zëvendës ministra me aktakuza për korrupsion.

Miftaraj ka krahasuar një ngjarje në shtetin e Holandës, ku kryeministri holandez, Mark Rutte për formimin e një qeverie të re morën një goditje të rëndë, pasi kuvendi ka miratuar një mocion formal të mosbesimit, duke thënë se nuk e ka treguar ai të vërteten rreth deklaratave të bëra gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë.

Përmes një postimi, ai atë ngjarje e ka krahasuar duke e thumbuar kryeministrin Kurti, i cili ka premtuar luftë kundër korrupsionit dhe ne qeverisjen e tyre nuk lejojnë as deputet, ministra, zëvendës ministra me aktakuza për korrupsion.

Postimi i plotë i tij:

Holande:

Gjasat e kryeministrit holandez, Mark Rutte, për formimin e një qeverie të re morën goditje të rëndë të premten, pasi kuvendi miratoi një mocion formal të mosbesimit, duke thënë se ai nuk e ka treguar të vërtetën rreth deklaratave të bëra gjatë bisedimeve për formimin e qeverisë.

Kosove:

Kemi premtuar lufte kunder korrupsionit, dhe ne qeverisjen tone slejojme as deputet e as ministra e as edhe zevendes ministra me aktakuza per korrupsion.  Ka kaluar koha e promovimit dhe amnistise se korrupsionit. ë

Ne e mbajme fjalen.  Besa-Bese.

https://www.facebook.com/ehat.miftaraj/posts/10158125115458601

(Kosova Sot Online)