Ngjarje shqiptare -Zihen vëllezërit, 12 vjeçari plagos me thikë 17 vjeçarin

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 14:49
 Ngjarje shqiptare -Zihen vëllezërit, 12 vjeçari plagos me thikë 17 vjeçarin

Dy vëllezër të mitur janë zënë me njëri tjetrin këtë të premte në Tiranë, ku si pasojë është plagosur me thikë njëri prej tyre.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”,  ku si pasojë e konfliktit një shtetas i mitur 12 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç.

Ndër të tjera mësohet se 17 vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:30, në rrugën “Hysen Xhura”, janë konfliktuar për motive të dobëta 2 vellëzër me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit një shtetas i mitur 12 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)