Kërcënohet ferizajasi, persona të panjohur ja lënë një fishek mbi veturë

  • S.A /
  • 03 April 2021 - 09:06
Kërcënohet ferizajasi, persona të panjohur ja lënë një fishek mbi veturë

Në rrugën Brahim Ademi në Ferizaj, një person ka raportuar në policinë e Kosovës se persona të pa njohur, i kishin vendosur një fishek mbi veturën e tij.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se fisheku është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Rr. Brahim Ademi, Ferizaj 02.04.2021 – 08:25. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, i kishin vendosur një fishek mbi veturën e tij. Fisheku është konfiskuar. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online )