Dastid Pallaska kritikon LDK’në për sjelljet në raport me Vetëvendosjen

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 15:02
 Dastid Pallaska kritikon LDK’në për sjelljet në raport me Vetëvendosjen

Avokati kosovar, Dastid Pallaska, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku ka thënë se sjellja aktuale e Lidhjes Demokratike të Kosovës në raport me Lëvizjen Vetëvendosje paraqet një rast tipit të Sindromit të Stokholmit, ku viktima dashurohet dhe e arsyeton dhunuesin e vet.

Pallaska ka thënë se LDK-ja po shkon edhe më larg duke marrë përgjegjësin për “krimin” e kryer ndaj saj nga dhunuesi i vet.

Po ashtu ka cekur se nëse LDK vazhdon me këtë sjellje, ka mundësi që kjo gjendje e çrregullimit mendor tash e tutje të njihet si “Sindromi i LDK-së”.

Postimi i plotë i tij:

“Sjellja aktuale e LDK-së në raport me LVV-në paraqet një rast tipik të Sindromit të Stokholmit, ku viktima dashurohet dhe e arsyeton dhunuesin e vet.

Madje, LDK po shkon edhe më larg duke marrë përgjegjësin për “krimin” e kryer ndaj saj nga dhunuesi i vet. Nëse LDK vazhdon me këtë sjellje, ka mundësi që kjo gjendje e çrregullimit mendor tash e tutje të njihet si “Sindromi i LDK-së”.

(Kosova Sot Online)