Lexoni edhe:
Arrestohet Kobra, kjo është arsyeja
Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës është deklaruar pas mbledhjes së MSH’së se pushteti qëndror nuk ka pasur koordinim me atë lokal për masat e reja të ndërmarra nga institucioni shëndetësor.
“Deri më tani, çdo vendim mbi masat e reja është bërë në konsultim me komunat. Komunat në këtë rast ende nuk janë konsultuar për çfardo mase të re”, ka deklaruar Ibrahimi.
Arrestohet Kobra, kjo është arsyeja Lexoni edhe:
“Kryetarët e komunave gjithnjë deri më tani kanë treguar gatishmëri të lartë për të bashkëpunuar me nivelin qëndror në mënyrë që të shpëtohet jeta e qytetarit”, ka shtuar tutje ai.
Nga java e ardhshme pritet që të ketë mbyllje totale për 12 ditë të gastronomisë dhe qendrave tregtare.
Në takimin që ministri Arben Vitia ka pasur me kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi është diskutuar edhe ora policore.
“Gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12 ditë duke filluar nga java e ardhshme, teksa është disktutuar edhe ora policore por që nuk është marrë ende ndonjë vendim”, tha Kllokoqi.
(Kosova Sot Online)