Albin Kurti emëron zëvendësministrat në tetë ministri

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 19:32
 Albin Kurti emëron zëvendësministrat në tetë ministri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e dytë të marrjes së detyrës ka emëruar tetë zëvendësministra.

Kurti ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë,

Gazmend Salijevië, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim,

Adnan Redëeplar, zëvendësministër i Mbrojtjes,

Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal,

Avod  Dješevië, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,

Qazim Rrahmani, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve.

Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 11 zëvendësministra.

(Kosova Sot Online)