Lumir Abdixhiku me disa deputetë të LDK-së, shkojnë në seancën për zgjedhjen e presidentit

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 19:46
Lumir Abdixhiku me disa deputetë të LDK-së, shkojnë në seancën për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku është parë të hyjë në sallë bashkë me disa deputetë të tjerë të kësaj partie.

Aty janë parë edhe Avdullah Hoti, Driton Selmanaj, Kujtim Shala, Anton Quni, Arben Gashi, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa Armend Zemaj, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu.

Pas pak pritet të nis seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)