Enver Hoxhaj: Opozita e vërtetë është PDK’ja, përhajër koalicioni me LDK’në

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 20:48
Enver Hoxhaj: Opozita e vërtetë është PDK’ja, përhajër koalicioni me LDK’në

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, së bashku me Bedri Hamzën kanë lënë sallën e Kuvendit të Kosovës. Ai tha se PDK është opozita e vërtetë duke kritikuar LDK’në e cila po qëndron në sallë.

“PDK nuk e tradhton qytetarin. Ne e mbrojt dinjitetin para mashtrimit, ne mbrojmë parimet para shantazhit dhe ne prej sodit jemi opozita e vërtetë”, tha Hoxhaj.

“Juve ju bëj përhajër koalicionin e ri që e keni. Jeni shumicë më absolute tani bashkë me LDK’në dhe kolegët e tjerë. Ju dëshiroj sukses”, tha Hoxhaj.

(Kosova Sot Online)