Albena Reshitaj e AAK’së kalon në Grupin Parlamentar të VV’së?

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 20:58
 Albena Reshitaj e AAK’së kalon në Grupin Parlamentar të VV’së?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, besohet se ka ndërruar grup parlamentar dhe nga Grupi Parlamentar i AAK’së, ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së.

Kryeredaktori i express dhe T7, Leonard Kerquki ka thënë se Albena Reshitaj më nuk është pjesë e AAK’së.

“Kam informacion se Albena Reshitaj do të votojë dhe në fakt ka ndërruar edhe Grup Parlamentar tashmë. Nuk është pjesë e Grupit Parlamentar të AAK’së”, tha Kerquki.

“Albena Reshitaj ka ardhur në politikë si kuadër i AKR’së së Pacollit, pastaj është bërë ministre e Mjedisit, ka kaluar në AAK dhe gjasat janë që ajo të kalojë në Grupin Parlamentar të VV’së”, tha Kerquki.

(Kosova Sot Online)