Deputeti i VV’së nga Kuvendi: E tërhoqëm ligjin, LDK s’po e voton presidentin

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 23:08
 Deputeti i VV’së nga Kuvendi: E tërhoqëm ligjin, LDK s’po e voton presidentin

Deputeti i VV’së Arbër Rexhaj ka treguar se pse s’po rinis seanca e Kuvendit pasi ka kaluar mbi një orë kur u kërkua pauza prej 30 minutash nga ana e kryetarit të Kuvendit.

Rexhaj fajëson deputetët e LDK’së të cilët sipas tij, s’po votojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

“Në zgjedhjet e fundit qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur që të votojnë Albin Kurtin për kryeministër dhe Vjosa Osmanin për presidente. Ky ka qenë verdikt i qytetarëve të Kosovës”, thotë Rexhaj.

“Mbrëmë opozita na ka thënë që ta largojmë një amandament ligjor edhe pse është keqinterpretuar skajshëm. Në fakt meqenëse ka qenë kërkesë e opozitës ne e kemi hequr dhe ata, LDK sot e ka dhënë një pjesë të votës dhe ajo ka qenë e pjesshme dhe nuk ishte votë e mjaftueshme për të zgjedhur presidentin”, tha ai.

“I gjithë spektri politik duhet të reflektojë dhe të kemi presidentin e venit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)