Vdes një person në Veternik, objekti rrethohet me policë

  • A.P /
  • 04 April 2021 - 11:16
 Vdes një person në Veternik, objekti rrethohet me policë

Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objeti në Veternik të Prishtinës dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për viktimën mashkull rreth 48-vjeç.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët janë parë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me informatën e pranuar për një person të lënduar në Prishtinë njesiti policor ka dal menjeher ne vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar se edhe ambulanca me ekipen mjeksore jane në atë lokacion dhe jane duke u marr me rastin”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Ndërkohë nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.

(Kosova Sot Online)