U raportua se mori pjesë në seancë e infektuar me COVID-19, flet Adriana Matoshi

  • A.P /
  • 04 April 2021 - 15:18
U raportua se mori pjesë në seancë e infektuar me COVID-19, flet Adriana Matoshi

U raportua se mori pjesë në seancë e infektuar me COVID-19, flet Adriana Matoshi

Sot është raportuar se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është e infektuar me COVID-19, e pavarësisht kësaj, ajo ka marrë pjesë në seancën për votimin e Presidentit, të premten dhe të shtunën.

Matoshi i ka mohuar këto pretendime. Ajo ka deklaruar se është e ftohur, por në testin për COVID-19, ajo ka rezultuar negative.

“Jo nuk është e vërtetë, ky lajm është duke qarkullu veç për me na bë dëm neve si parti politike. Është e vërtetë që unë jam e ftohur, e kam një koll, por kam rezultuar negativ”, ka deklaruar Matoshi.

Matoshi ka deklaruar se për këtë e posedon edhe dokumenin i cili vërteton se ajo është negative. Madje për këtë ka thënë se duhet pyetur edhe ushtruesen e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën.

“E kam dokumentin, për këtë mund të flisni me Mimoza Kusarin. Para Parlamentit, pasi veç është bërë shumë e madhe, keni me e pa edhe vetë se janë vetëm fjalë”, ka deklaruar Matoshi.

(Kosova Sot Online)