Qytetarët me peticion për shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së

  • E.K /
  • 05 prill 2021 - 10:55
 Qytetarët me peticion për shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së

Dy peticione online po nënshkruhen nga qytetarët, të cilët po kërkojnë shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së.

Këto nisma vijnë pasi një ditë më parë Kastrati duke cituar Faik Konicën foli për një grua me peshë, deklaratë kjo që nxiti shumë reagime. Teksa nga presioni i reagimeve, Kastrati edhe u detyrua ta fshijë atë postim.

“Peticion per largim nga stafi akademik i UP te Prof. Adrian Kastratit”, është peticioni i parë.

“TË LIROHET MENJËHERË NGA DETYRA PROFESORI ARDIAN KASTRATI”, është peticioni i dytë.

Për deklaratën e tij, sot në oborrin e rektoratit të UP’së pritet të protestohet duke u kërkuar përjashtimi i Ardian Kastratit, i cili në këtë universitet është profesor.

Lidhur me të gjitha këto reagime, media ka tentuar të marrë një prononcim nga vetë Kastrati por i njëjtti nuk është përgjigjur akoma.

Gjithashtu për rastin nuk është deklaruar askush nga PDK-ja.

(Kosova Sot Online)