Saranda Bugojevci flet për seancën e djeshme: Nuk u kontrabandua asgjë

  • E.K /
  • 05 prill 2021 - 11:05
Saranda Bugojevci flet për seancën e djeshme: Nuk u kontrabandua asgjë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bugojevci u shpreh se qeveria është e gatshme për bashkëpunim me opozitën.

“Punët që do na presin dhe sfidat do i kemi bashkarisht do të arrijmë ta shtyjmë vendin përpara. Kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi bashkëpunim edhe me pjesën e opozitës”, u shpreh Saranda Bugojevci.

Sa i përket 2 votave nga AAK dhe PDK-ja për votimin e Vjosa Osmanit si presidente, Bugojevci tha se gjithçka ka qenë me vullnet të plotë.

“Ka qenë vullneti i tyre, e kanë parë si një provë të rëndësishëm, si një kontribut ndaj vendit të tyre. Këtu nuk ka pasur asnjë gjë të kontrabanduar”, u shpreh ajo.

“Besoj se është një motivim. Ky është një mesazh i mirë për të gjitha gratë dhe vajzat e reja që dëshirojnë politikën, apo dëshirojnë të jenë në krye të institucioneve të vendit. Kjo me punë është e arritshme”, përfundoi nënkryetarja e Kuvendit teksa foli për figurën e Vjosa Osmani si kryetare të Kuvendit.

(Kosova Sot Online)