Zhduken dy vajza të mitura nga Mramori

  • E.K /
  • 05 April 2021 - 11:15
 Zhduken dy vajza të mitura nga Mramori

Një grua ka raportuar në policinë e Prishtinës se dy vajzat e saj të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

Rasti ka ndodhur më 4 prill në fshatin Mramor të komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Njëra nga vajzat ka komunikuar me nënën përmes rrjeteve sociale dhe i ka thënë se janë nisur për Prishtinë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalur nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur. Rasti nën hetime”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)