Zyrtari i BE’së: Do të kishim vaksinuar miliona njerëz nëse AstraZeneca do i përmbahej kontratës

  • G.G /
  • 05 April 2021 - 15:29
Zyrtari i BE’së: Do të kishim vaksinuar miliona njerëz nëse AstraZeneca do i përmbahej kontratës

“Bashkimi Europian do të kishte vaksinuar miliona njerëz, ashtu si Mbretëria e Bashkuar nëse AstraZeneca do të kishte përmbushur kontratën e saj me BE’në”, tha kreu ekzekutiv i task-forcës për vaksinat në BE.

Komentet e Komisionerit Europian Thierry Breton kërcënojnë të rrisin edhe më tensionet e një mosmarrëveshje disa mujore midis bllokut dhe prodhuesit të vaksinave.

Duke folur për gazetën Le Parisien, Breton tha:

“Nëse do të kishim marrë 100% të vaksinave të AstraZeneca që na ishim premtuar, Bashkimi Europian do të ishte në të njëjtin nivel sot me Britaninë e Madhe për sa i përket vaksinave. Kështu që mund të them se vonesat që kemi përjetuar janë vetëm për shkak të dështimit të AstraZenecas. Në tremujorin e parë, (AstraZeneca) dha vetëm një të katërtën e dozave që ne porositëm, ndërsa britanikët i morën të gjitha, edhe pse kontrata jonë u nënshkrua para tyre, në gusht 2020,” i tha Breton gazetës franceze.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti shpërndarjen e vaksinave në Europë “të ngadaltë” dhe apeloi për përshpejtim të procesit.

(Kosova Sot Online)