Masat e reja: Ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00

  • G.G /
  • 05 April 2021 - 15:39
Masat e reja: Ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00

Qeveria e Kosovës është mbledhur në ora 15:00 për të marr vendim lidhur me vendosjen e masave të reja për shkak të pandemisë COVID-19.

Sot, pritet të vendosen masat e reja për shkak të situatës me pandeminë dhe qeveria e Kosovës tashmë është mbledhur për të marrë vendimin.

“Ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përvec rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjeksore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangut dëmtimin ose për t’i shpëtuar rrezikut lëndimi). Qarkullimi i lirë lejohet në cdo kohë për personelin shëndetësor, të sigurisë, operatorët që kryejnë punë publike dhe operatorët ekonomik apo personelin që pajiset me leje të vecantë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

(Kosova Sot Online)