Pjetër Shala tash e dy javë i arrestuar, ende nuk është ekstraduar në Speciale

  • A.P /
  • 05 April 2021 - 20:45
Pjetër Shala tash e dy javë i arrestuar, ende nuk është ekstraduar në Speciale

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala ka dy javë që është arrestuar në Belgjikë si i dyshuar i Gjykatës Speciale, por që ende nuk është ekstraduar për tek Dhomat e Specializuara, të cilat janë të vendosura në Holandë.

Derisa për arrestimin e tij u tha se do të ketë detaje, kanë kaluar dy javë që nuk është bërë një gjë e tillë. Madje ai vazhdon të qëndrojë në Belgjikë si i arrestuar që nga ajo kohë.

Sipas ekspertëve kjo po ndodhë për shkak të detajeve që kërkon shteti belg për ekstradimin e qytetarit të tyre.

Shala u arrestua të martën në Belgjikë nën akuzat për krime lufte që ngritën prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ish-ushtari i UÇK-së që njihej me pseudonimin “Komandant Ujku” gjatë periudhës së luftës, operoi në Zonën e Dukagjinit përballë forcave serbe.

Në shkurt të vitit 2019, ai u thirr edhe në Hagë si i dyshuar për krimet e kohës.

(Kosova Sot Online)