Gashi nuk pranon të kërkojë falje për ofendimin që kishte bërë ndaj Melihate Tëmkollit

  • A.P /
  • 05 April 2021 - 22:44
Gashi nuk pranon të kërkojë falje për ofendimin që kishte bërë ndaj Melihate Tëmkollit

Avokati Tomë Gashi ka thënë se anëtari i PDK-së, Ardian Kastrati, duhet të kërkojë falje për postimin ofendues që ka bërë mbrëmë.

“Kastrati duhet të kërkojë falje për dy arsye. E para pasi mban post të profesorit në universitet. E dyta pasi mban postin e deputetit të Kosovës”, tha ai.

Gashi e kishte quajtur Tërmkolli “Zotëri Tërmkolli”, në një feyrje që kishte marrë reagime edhe nga shoqëria civile.

Gjithsesi Tomë Gashi nuk u tërhoq dhe nuk kërkoi falje.

“Në atë moment që më ofendon dikush, unë ja kthej brenda atij minuti. Pas disa kohëve e harroj tërësisht atë dhe nuk merrna më me të”, tha ai.


(Kosova Sot Online)