Kjo është arma që dyshohet se u përdor në vrasjen në Gradicë të Drenasit

  • 06 April 2021 - 10:08
 Kjo është arma që dyshohet se u përdor në vrasjen në Gradicë të Drenasit

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit. Atje është vrarë një 15-vjeçar dhe është plagosur babai i tij.

I dyshuari për vrasje është dorëzuar sot në Polici. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se 54-vjeçarit i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Sot rreth orës 08:30, është dorzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)