Dështon seanca gjyqësore ndaj ministrit Liburn Aliu

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 10:36
 Dështon seanca gjyqësore ndaj ministrit Liburn Aliu

Ka dështuar seanca e shqyrtimit fillestar ndaj ministrit të Ambientit, Liburn Aliut dhe të tjerëve. Kjo ka ndodhur pasi në këtë seancë ka munguar e pandehura Bahtije Uka.

Ndaj Aliut dhe të tjerëve ishte ngritur një aktakuzë nga Prokuroria Themelore e PRishtinës në korrik të vitit të kaluar. Aliu akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë periudhës sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.

Kjo seancë është shtyrë për 30 prill 2021, në ora 10:00.

(Kosova Sot Online)