Gjenden dy të miturat që u raportuan të zhdukura në Mramor

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 11:24
 Gjenden dy të miturat që u raportuan të zhdukura në Mramor

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të miturat që u raportuan të zhdukura dy ditë më parë, janë gjetur shëndosh e mirë.

Rastin e zhdukjes së tyre e kishte raportuar nëna e tyre më datë 4 të këtij muaji.

Njoftimi i policisë:

Fsh. Mramor, Prishtinë, 04.04.2021-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalur nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur.

(Kosova Sot Online)