Lexoni edhe:
Kërcënim për sulm me thikë, Policia po i siguron spitalet nëpër Kosovë
Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci është emëruar zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.
Lajmi është dhënë nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), organizata të cilën Popovci e ka drejtuar për shumë vite.
Kërcënim për sulm me thikë, Policia po i siguron spitalet nëpër Kosovë Lexoni edhe:
“Dje, më 5 prill 2021, gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) është aprovuar dorëheqja e z. Dukagjin Pupovci nga pozita e drejtorit ekzekutiv të KEC, pozitë në të cilën ai shërbeu për 21 vite me radhë, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim. Prej sot, z. Pupovci do të vazhdoj të ofrojë kontributin e tij në avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë, në cilësinë e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, thuhet në njoftim.
KEC ka njoftuar se aktualisht U.D i drejtori i kësaj organizate është emëruar Petrit Tahiri.
Disa pjesëtarë të shoqërisë civile që kundërshtonin emërimin e Arbërie Nagavcit në krye të këtij dikasteri, kishin propozuar që Popovci ta drejtonte këtë ministri.
(Kosova Sot Online)