Presidentja Osmani vizion Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë

  • G.G /
  • 06 April 2021 - 13:04
Presidentja Osmani vizion Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë po vizitojnë Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Osmani bashkë me ministrin Vitia po përshëndeten bashkë me punëtorët shëndetësorë në këtë Qendër, dhe po njoftohen për punën që po bëhet aty.

Derisa Osmani po qëndron në vizitë në këtë Qendër, po vazhdon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë.

Nuk dihet nëse edhe Osmani do të vaksinohet sot.

(Kosova Sot Online)