“Republikë bananesh”, Pfizer ndalon dërgimin e mijëra dozave në Izrael

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 13:32
 “Republikë bananesh”, Pfizer ndalon dërgimin e mijëra dozave në Izrael

Kompania Pfizer ka ndaluar dërgimin e rreth 700 mijë dozave me vaksina kundër koronavirusit të planifikuara për të mbërritur të dielën në Izrael, pasi dyshohet se nuk kanë marrë pagesën për 2,5 milionë dozat e fundit.

Sipas “Jerusalem Post”, dërgesa me 700 mijë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech pritej të mbërrinte në Izrael të dielën, por kjo gjë nuk ndodhi.

Ndërkohë, në mediat lokale ka raportime se stafi i Pfizer e ka quajtur Izraelin një “Republikë bananesh”, duke komentuar paqëndrueshmërinë politike.

Qeveria e Netanyahut kreu një fushatë masive vaksinimi pasi pagoi për 10 milionë vaksina, por në shkurt ato përfunduan.

Rreth 5,27 milionë izraelitë mbi 16 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 4,84 milionë i kanë marrë të dyja dozat. Kjo e bën Izraelin një nga vendet që ka ecur më shumë në procesin e vaksinimit, pasi gjysma e popullsisë së tij prej 9,3 milionë banorë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

(Kosova Sot Online)