Aktorja nga Peja rrëfen si e fali gjakun e babait pa i pyetur vëllezërit

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 14:43
 Aktorja nga Peja rrëfen si e fali gjakun e babait pa i pyetur vëllezërit

Muradije Muriqi, aktorja e cila numëron dhjetëra role, ka rrëfyer se si në vitet e 90-ta e fali gjakun e babait të saj.

Artistja nga Peja, që është pjesë e Teatrit “Hadi Shehu”, në Gjakovë, thotë se gjakun e babait e fali madje pa e pyet askënd në familje.

“Vitet e rënda 90’tën kam qenë nismëtare ndër të parat që fali gjakun e babait në Pajtimin e Gjaqeve, që e falënderoi të ndjerin Hadi Shehun që dy vitet më ka liru nga Teatri.

Një ndër gjaqet e para që është falë, krejt në fillim, që hala s’është dit rëndësia e as nuk e dishe se për çfarë po e falë, aty ish edhe madhështia. Unë është interesant, rrezikova, e kam falë gjakun e babës, pa i pyet vëllezërit, pa e pyet askënd.

E kam marrë një vendim jashtëzakonisht të madh, ka qenë guxim shumë i madh”, është shprehur ndër të tjera aktorja./atv/

Për më shumë, intervistën e plotë mund ta ndiqni në këtë video:

(Kosova Sot Online)