Albin Kurti deri tani ka emëruar 15 zëvendësministra

  • E.K /
  • 07 April 2021 - 08:08
Albin Kurti deri tani ka emëruar 15 zëvendësministra

Të martën, kryeministri Albin Kurti ka emëruar katër zëvendësministra.

Dukagjin Popovcin e ka emëruar zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Shemsi Sylën, zëvendësministër të Mbrojtjes, Linda Çavdarbashën, zëvendësministre të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Imri Demelezin, zëvendësministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Deri mëë tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra.

(Kosova Sot Online)