
Lexoni edhe:
Agjenturat e kriminalizuara të SHIK-ut e kontrollojnë drejtësinë për plot 22 vite!
Më 7 prill të vitit 2011, me 80 vota për Kuvendi i Kosovës zgjodhi ish-zëvendesdrejtoreshën e përgjithshme të Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga, në postin e presidentes.
Jahjaga ishte kandidatja e përbashkët e Partisë Demokratike të Kosovës-së, Lidhjes Demokratike të Kosovës-së dhe Aleancës Kosova e Re në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet liderëve të këtyre tri partive politike, nën ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Christopher Dell.
Agjenturat e kriminalizuara të SHIK-ut e kontrollojnë drejtësinë për plot 22 vite!Lexoni edhe:
Ajo fitoi në rrethin e parë të votimit. Për kundërkandidate kishte deputeten e AKR-së, Suzana Novobërdaliun, e cila mori vetëm 10 vota.
Presidentja e zgjedhur, Atifete Jahjaga, dha betimin para Kuvendit se do të mbrojë Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.
Në fjalimin e parë para Parlamentit, presidentja Jahjaga u shpreh se kishte vullnet dhe vetëbesim që të ndihmojë reformat dhe ndryshimet pozitive në Kosovë.
(Kosova Sot Online)