Lexoni edhe:
Avokati i Popullit: Konkursi për doktoratë i UP-së përbën diskriminim
90 pacientë me Covid-19 janë të duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Sipas njoftimit të spitalit, dy pacientë janë në Respirator (CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Avokati i Popullit: Konkursi për doktoratë i UP-së përbën diskriminim Lexoni edhe:
Spitali gjithashtu njofton se pesë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Postimi i plotë:
234 pacientë janë aktualisht të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 587 pacientë kanë kryer vizita Specialistike dhe nga këta 47 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa 52 Pacientë janë liruar pas trajtimit që i është ofruar.
4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
318 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,638 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione.
41 Hemodializa janë kryer gjatë 24 orëve.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 90 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 5 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
(Kosova Sot Online)