Në zonat e banuara me serbë deri tani janë regjistruar 132 viktima nga COVID-19

  • E.K /
  • 07 April 2021 - 10:49
 Në zonat e banuara me serbë deri tani janë regjistruar 132 viktima nga COVID-19

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, 132 njerëz kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 deri më tani.

Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë sipas të dhënave të fundit, një person vdiq si pasojë e virusit korona dhe u regjistruan 29 raste të reja të infeksionit.

Aktualisht janë 768 raste aktive, raporton Radio Kontakt Plus.

Që nga fillimi i pandemisë, një total prej 18 mijë e 382 njerëz janë testuar, tek 5 mijë e 633 është konfirmuar prania e koronavirusit.

(Kosova Sot Online)