
Lexoni edhe:
Hysni Gucati mund të lirohet nga Haga
Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, po thotë se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk varet nga kryeministri, Albin Kurti, dhe presidentja, Vjosa Osmani, meqë sipas politikanit serb, dialogu për Kurtin dhe Osmanin nënkupton njohje të Kosovës nga Serbia.
Këto deklarata Daçiq i ka bërë në një intervistë të dhënë për TV Pink, ku ka folur edhe rreth Marrëveshjes së Brukselit.
Hysni Gucati mund të lirohet nga HagaLexoni edhe:
Ai ka thënë se për çfarë dialogu mund të flitet , nëse pala kosovare nuk e respekton Marrëveshjen e Brukselit.
“Çfarë dialogu është ai, nëse ata nuk e njohin Marrëveshjen”, ka thënë Daçiq.
Derisa nga Brukseli ende s’ka një datë të rinisjes së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Nga BE thonë se do të caktojnë takimin e radhës në momentin që e shohin të përshtatshme.
Gjithashtu nga Brukseli thonë se tashmë pas konstitutimit të institucioneve të reja, presin përkushtim të plotë dhe vendosshmëri nga Kosova në procesin e dialogut.
(Kosova Sot Online)