Lexoni edhe:
Prokuroria kërkon paraburgimin e dy të dyshuarve për vrasjen në Gradicë
Një skenar i përkryer për një film dramatik është historia e vërtetë e një familjeje në Kinë. Nëna zbulon në dasmën e djalit të saj se nusja ishte vajza e saj e humbur prej kohësh.
Nëna arriti ta identifikojë vajzën e saj gjatë ceremonisë nga një shenjë lindjeje në dorë. “Times News Now” raporton se dasma kaloi në planë të dytë pasi nëna dhe vajza e saj u përqafuan pas shumë vitesh të ndara.
Prokuroria kërkon paraburgimin e dy të dyshuarve për vrasjen në Gradicë Lexoni edhe:
Megjithatë, dasma vazhdoi normalisht më tej pasi nëna e kishte birësuar djalin, pasi dëshpërimisht kishte kërkuar për vite me radhë për vajzën e saj të vetme.
Nëna pyeti prindërit e vajzës, të cilët pranuan se e kishin adoptuar fëmijën rreth 20 vite më parë kur e kishin gjetur atë në anë të një rruge.
Kur dëgjoi historinë, nusja shpërtheu në lot dhe e përshkroi momentin e takimit me nënën e saj biologjike si më të lumturin se edhe vetë dita e saj e dasmës.
(Kosova Sot Online)