Haliti: Nëse më kishin dëgjuar mua, PDK do të qëndronte në sallë kur votohej Presidentja

  • A.P /
  • 07 April 2021 - 19:44
Haliti: Nëse më kishin dëgjuar mua, PDK do të qëndronte në sallë kur votohej Presidentja

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, presidente e vendit, të dielën që lamë pas.

Ai tha se për votimin e saj, pati pazare politike.

Gjithashtu ai shtoi se gjithkund bëhen pazare të tilla.

“Po pati pazare për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, nuk kam diçka konkrete, gjithkund bëhen pazare politike”, tha ai.

“Nëse më kishin dëgjuar mua, PDK do të qëndronte në sallë kur u votua presidentja, por ky ka qenë vendim i partisë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)