Gjakovares i merren tri unaza ari nga gishti, policia arreston të dyshuarin

  • E.K /
  • 08 prill 2021 - 10:30
 Gjakovares i merren tri unaza ari nga gishti, policia arreston të dyshuarin

Një grua nga Gjakova ka raportuar në policinë e Kosovës se tre të dyshuar meshkuj i kanë grabitur tri unaza të arit.

Sipas policisë e njëjta edhe është sulmuar me ç`rast ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Lidhur me rastin PK-ja ka identifikuar një person dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 07.04.2021 – 16:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se tre persona të panjohur e kishin sulmuar dhe i kanë grabitur tri unaza, prej ari dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull Kosovar. Nga i dyshuari janë sekuestruar dy unaza të arit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)