90 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 08 April 2021 - 10:45
 90 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

90 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në Spitalin e Pejës sot.

Sipas një njoftimi nga ky spital, 2 pacientë janë në respirator (CPAP), 64 pacientë janë në pksigjenoterapi ndërsa nga këta, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

5 pacientë që kanë qenë të shtrirë në këtë spital janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 14 viktima nga COVID-19 dhe 685 raste të reja.

(Kosova Sot Online)