Edhe pas vaksinimit, rritet numri i viktimave nga koronavirusi në botë

  • E.K /
  • 08 April 2021 - 11:26
 Edhe pas vaksinimit, rritet numri i viktimave nga koronavirusi në botë

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, deri tani në botë kanë vdekur 2 milionë e 903 mijë e 583 persona.

Sipas kësaj faqeje, deri tani janë regjistruar 133 milionë e 786 mijë e 309 raste të infektuara me këtë virus, ndërsa janë shëruar 107 milionë e 882 mijë e 722 persona.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve të infektuara me gjithsej 31 milionë e 637 mijë e 243 raste dhe 572 mijë e 849 viktima, pastaj Brazili me 13 milionë e 197 mijë e 31 raste dhe 341 mijë e 97 viktima dhe India me 12 milionë e 928 mijë e 574 raste dhe 166 mijë e 892 viktima.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 95 mijë e 341 raste nga 456 mijë e 664 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 948 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shëruar edhe 788 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 79 mijë e 490 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.903.

(Kosova Sot Online)