Vetura e qeverisë së Malit të Zi rrëzon disa protestues

  • S.A /
  • 08 April 2021 - 14:03
Vetura e qeverisë së Malit të Zi rrëzon disa protestues

Qytetarët në shtetin fqinj në Mal të Zi kanë shprehur shumë pakënaqësi lidhur me një vendim të Qeverisë mbi Kriteret për fitimin e Shtetësisë Malazeze dhe ndryshimit në Ligjin për Regjistrin e Qëndrimit.

Disa qytetarë kanë dal në protesta kundër këtij vendimi. Në rrugën Podgoricë – Nikshiq, ku ndodhi edhe një incident kur një grup qytetarësh u përpoqën të parandalonin kalimin e një veture zyrtare të Qeverisë së Malit të Zi.

Në videon e publikuar nga disa shtetas të Malit të Zi, shihen kur disa protestues ulen në pjesën e përparme të veturës në lëvizje të cilët kanë mundur të përfundojnë shumë keq, teksa shoferi i makinës që nuk ndalon dhe hedh në tokë protestuesit duke e vazhduar rrugën.

(Kosova Sot Online )