Qytetarët thonë se po dalin negativ për COVID-19 edhe përkundër simptomave

  • S.A /
  • 08 April 2021 - 14:06
Qytetarët thonë se po dalin negativ për COVID-19 edhe përkundër simptomave

Në tendën e vendosur në oborrin e Instituti Kombëtar të Shëndetin Publik (IKShPK) gjatë së enjtes kanë pritur në radhë, numër i madh i qytetarëve që kishin ardhur për t’u testuar.

Shqetësuese për ta mbetet fakti se janë testuar disa herë dhe kanë rezultuar negativ, edhe përkundër simptomave.

Shemsije Kastrati, tha se po testohet për të tretën herë dhe se ka dal negativ edhe përkundër simptomave.

  “Është hera e tretë që po e bëjmë testin dhe na ka dalë negativ mirëpo simptomat i kemi kollë lodhje qe një muaj dhe po mendoj që këtë herë ka me dal pozitiv”, ka thënë ajo.

Edhe Ilaz Kastrati, tha se ka bërë testin dy herë dhe i ka dalë negativ.

“Unë kam pasur kollë, fyt dhe nyjet e duarve po kam shtrëngim”, ka theksuar ai.

Ndërsa, Fatlinda Sadiku, tha se ka pasur kontakt me persona të infektuar dhe i është rekomanduar që të testohet.

“Më shumë kam pasur kokëdhimbje po më shumë se kam pasur kontakt me kolegë punë që kanë dalë pozitiv. E kam bërë dhe më herët testin me ka dalë negativ”, ka shtuar ajo.

(Kosova Sot Online )