Pezullohet përdorimi i AstraZeneca për personat nën 55 vjeç

  • A.P /
  • 08 April 2021 - 15:36
Pezullohet përdorimi i AstraZeneca për personat nën 55 vjeç

Belgjika ka pezulluar përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për  personat e moshës 18 deri 55 vjeç.

Vendimi i Autoritetit Shëndetësor  vjen pasi  Agjencia Europiane e Barnave (EMA)  tha se ekzistonte një “lidhje e mundshme” midis vaksinës dhe mpiksjeve të rralla të gjakut.

Sigurisht Autoriteti Shëndetësor pritet të  rivlerësojë vendimin “brenda 4 javësh.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha të mërkurën se një kombinim i veçantë i mpiksjes së gjakut me numrin e ulët të trombociteve duhet të renditet si një efekt anësor i vaksinës, por rekomandoi se vaksina nuk duhej të pezullohej.

Përfitimet e AstraZeneca tejkalojnë rreziqet dhe Covid-19 është një “sëmundje shumë e rëndë”, shtoi EMA.

(Kosova Sot Online)