Presidentja Osmani uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve

  • A.P /
  • 08 prill 2021 - 15:58
Presidentja Osmani uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Romëve, me një poezi të ish-deputetit të ndjerë Kujtim Paçakut.

“Deri sa nuk ia zgjasim dorën për t’u ngritur në këmbë të gjithë atyre që kurrë s’u lejuan të qëndrojnë vertikalisht, asnjë nga ne nuk do të mund të ecë plotësisht e drejtë përpara”, ka shkruar presidentja.

Postimi i saj i plotë:

Urime Dita Ndërkombëtare e Romëve!

“Kur të vie ajo ditë

E fundit, në tepihun e jetës sime

Ju lus:

Së paku atje të qëndroj

V

E

R

T

I

K

A

L

I

SH

T

Meqë gjithë jetën

S`më lanë se s`më lanë të ngrihem në këmbë!”

(Testament, Kujtim Paçaku)

…e deri sa nuk ia zgjasim dorën për t’u ngritur në këmbë të gjithë atyre që kurrë s’u lejuan të qëndrojnë vertikalisht, asnjë nga ne nuk do të mund të ecë plotësisht e drejtë përpara!

(Kosova Sot Online)