Nagavci prezanton shefen e Stafit të Kabinetit në Ministrinë e Arsimit

  • A.P /
  • 08 prill 2021 - 20:13
Nagavci prezanton shefen e Stafit të Kabinetit në Ministrinë e Arsimit

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka njoftuar për shefen e re të stafit të kabinetit në këtë ministri, e cila do të jetë Edita Buçinca.

Nagavci ka njoftuar se Buçinca ka punuar si asistente në Universitetin e Prishtinës.

“Edita Buçincën do të jetë shefe e Stafit të Kabinetit në ministrinë tonë.

Edita Buçinca i ka përfunduar studimet themelore në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze pranë Fakultetit të Filologjisë të Uniersitetit të Prishtinës, ku ka punuar si asistente e lëndës së Gramatikës së gjuhës angleze, ndërsa studimet pasuniversitare në fushën e Qeverisjes së arsimit dhe Metodologjisë së vlerësimit të programeve arsimore i ka përfunduar në Universitetin Lihaj (Lehigh University) dhe në Univesitetin e Minesotës (University of Minnesota) në SHBA, si bursiste e programit prestigjioz Ron Broun (Ron Broën), të financuar nga Qeveria amerikane (Zyra për Çështje të Arsimit dhe Kulturës e Departamentit të Shtetit) si dhe e Departamentit për Politika dhe Administrim të Arsimit dhe Institutit për Integrim të Komuniteteve pranë Universitetit të Minesotës”.


(Kosova Sot Online)