Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Kurti është ftuar zyrtarisht në Bruksel

  • A.P /
  • 08 April 2021 - 22:13
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Kurti është ftuar zyrtarisht në Bruksel

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomaz Szunyog, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai madje ka thënë se Kryeministri Albin Kurti është ftuar zyrtarisht që ta vizitojë Brukselin për një takim bilateral.

“Ka tashmë ftesë zyrtare për Kurtin që ta vizitiojë Brukesel në kuptimin bilateral dhe shpresojmë që kjo vizitë të ndodh së shpejti, si dhe të vijë Kurti e të diskutojmë se si të vazhdojmë me dialogun. Prapë, besojmë që të mos jetë diqka që të shtyhet apo të vonohet sepse nuk ka kohë për të humbur”, tha ai.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se shpresojnë që ky takim bilateral të bëhet në javët në vazhdim.

“Ne po shpresojë që të behet në javët në vijim ky takim bilateral”, tha ai.

(Kosova Sot Online)