Ramush Haradinaj në Ditën e Kushtetutës: Demokracia dhe institucionet e pavarura duhet mbrojtur me çdo kusht

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 08:44
Ramush Haradinaj në Ditën e Kushtetutës: Demokracia dhe institucionet e pavarura duhet mbrojtur me çdo kusht

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Kushtetutës duke thënë sot 13 vjet më parë u vulos sovraniteti i Kosovës.

Ai ka shkruar se ky përvjetor shënohet me suksese, por se ka edhe sfida të tjera që duhet kaluar.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është mburojë e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kulm i një shtëpie të përbashkët, të shqiptarëve dhe komuniteteve, garantuese e parimeve të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë”.

“Trembëdhjetë vite më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend sovran, i pavarur dhe unitar. Ky përvjetor, shënohet me punë e suksese të numëruara, por edhe sfida për t’i tejkaluar”.

Kreu i AAK-së ka thënë se demokracia, të drejtat individuale, pluralizmi politik e institucionet e pavarura, që dalin nga fryma kushtetuese, duhet të mbrohen me çdo kusht nga secili tentim që të tjetërsohen.

“Kosovë, Urime Dita e Kushtetutës!”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2584729704984761

(Kosova Sot Online)