Lutfi Haziri kujton Betejën e Koshares: Kushtrimi i Agimit dhe shokëve të tij, nuk ka shkuar në vend

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 12:36
 Lutfi Haziri kujton Betejën e Koshares: Kushtrimi i Agimit dhe shokëve të tij, nuk ka shkuar në vend

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka përkujtuar Betejën e Koshares. Ai ka shkruar se 22 vite më parë, kolosi i kombit, Agim Ramadani me shokë theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Betejën e lavdishme të Koshares.

Haziri shkruan se kushtrimi i Agimit dhe shokëve të tij nuk ka shkuar në vend deri në atë shkallë sa të bëhen bashkë të gjithë.

“22 vite më parë, kolosi i kombit Agim Ramadani me shokë, theu kufirin shqiptaro-shqiptar në Betejën e lavdishme të Koshares, duke e shkulur gurin ndarës. Por, kushtrimi i Agimit dhe shokëve të tij, nuk ka shkuar në vend, deri në atë shkallë sa të bëhemi bashkë të gjithë. Lavdi e përjetshme veprës heroike të Agimit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Haziri.

https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/5585729304800756

(Kosova Sot Online)