Universiteti gabimisht u dërgon 500 mijë mesazhe pranimi nxënësve

  • A.P /
  • 09 April 2021 - 15:52
Universiteti gabimisht u dërgon 500 mijë mesazhe pranimi nxënësve

Universiteti i Kentuckyt gabimisht ka dërguar mesazhe elektronike pranimi për 500,000 studentë të shkollës së mesme për një program ku zakonisht pranohen vetëm një grup i vogël në vit.

Universiteti dërgoi një tjetër mesazh pas më pak se 24 orësh dhe u kërkoi falje për gabimin, duke arsyetuar se kishte ndodhur një “gabim teknik”.

Zëdhënësi Jay Blanton tha se vetëm disa prej tyre u pranuan dhe për më tepër shumica e studentëve që morën mesazhin, në fakt nuk kishin shprehur interesimin për programin.

Programi ka të bëjë me udhëheqjen klinike dhe të menaxhimit në Kolegjin e Shkencave të Shëndetit.


(Kosova Sot Online)