Myftari fyen rëndë ish-deputeten Tërmkolli

  • A.P /
  • 09 April 2021 - 16:50
Myftari fyen rëndë ish-deputeten Tërmkolli

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori kosovar, Agon Myftari, ka bërë një shkrim skandaloz në profilin e tij në ‘facebook’, duke shkruar se “ I kisha përla Brnabiëin me Tërmkollin”.

Image

Komenti i Myftarit është bërë në baza të orientimit seksual, meqë kryeministrja serbe është deklaruar hapur se është homoseksuale.

Përveç kësaj, Myftari në profilin e tij ka lejuar edhe komentet fyese e denigruese në drejtim të dy emrave të apostrofuar.

Njëri nga komentuesit ka shkruar “ Kunder abuzimit ndaj kafsheve !”.

Një tjetër komentues ka shkruar duke i krahasur dy emrat që Myftari ka përmendur me dy lloje qensh.

“ Ncncncnc qfar krasini si me perla pekimezin me qen te Sharrit”, ka shkruar komentuesi tjetër.

Një tjetër komentues në profilin e Myftarit ka ofenduar ish-deputeten Tërmkolli, duke u shprehur me fjalor eksplicit.

(Kosova Sot Online)