Gashi nuk mund t’i përmbajë lotët kur flet për rënien e Agim Ramadanit

  • A.P /
  • 09 April 2021 - 21:33
Gashi nuk mund t’i përmbajë lotët kur flet për rënien e Agim Ramadanit

Xhafer Gashi, kryetar i Obiliqit dhe bashkëluftëtar i Agim Ramadanit, është përlotur në emision derisa ka folur për rënien heroike të komandantit të Brigadës 138 në Koshare.

“Ka qenë, të them të drejtën, mos ta japim si lajm vrasjen e Agimit që mos të thyhet morali i ushtarëve, por ndodhi krejtësisht e kundërta. Ushtarët të gjithë kur e kuptuan rënien e Agimit dhe pastaj rënien e Salihut (Salih Çekajt) e dhanë besën që aty ku është derdhur gjaku i tyre…”, ka thënë mes lotësh Gashi.

Ai më pas ka kërkuar falje që nuk ka mundur të përmbahet.

(Kosova Sot Online)